Wollfarth: Procesi i numërimit të ecë me shpejtësi
13/05/2011 10:00
Ambasadori i OSBE-së, Eugen Wollfarth u shfaq sërish sot në qendrat e
numërimit dhe kërkoi që procesi të ecë me shpejtësi dhe të ruajë
integritetin e tij.
Edhe një ditë më parë ambasadori zhvilloi një vizitë mbikëqyrëse në KZAZ-në e njësisë numër 9 të kryeqytetit.
Dje prania e ambasadorit amerikan dhe atij të BE-së nëpër qendrat e numërimit ka bërë që procesi të ecë më mirë. Vetëm pas largimit të diplomatëve ritmi ra në nivelin e fillimit.
Top Channel