PD: PS në panik për humbjen

13/05/2011 22:30

Pak pas daljes së deputeti socialist, Erjon Brace që akuzoi Partinë Demokratike për përpjekje për manipulim, replikoi deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri.

“Shpifjet dhe kërcënimet e Erjon Braces tregojnë panikun e humbjes. U kërkojmë numëruesve të forcave poltitike të mos bien pre e presioneve dhe të bëjnë detyrën e tyre qytetare”, tha Strazimiri.

Ndërkohë, TCH zbulon se ka një mospërputhje në shifrat paraprake të publikuara nga KQZ. Këto gabime janë pranuar nga operatorët e sistemit të publikimit të të dhënave pranë KQZ-së të cilët thanë se janë gabime njerëzore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA