Këshilli i Sigurimit ka hedhur poshtë dhe nuk ka kaluar kërkesën e Serbisë për krimet e supozuara në raportine Dick Marty.

SHBA-ja, Gjermania, Britania e Madhe, Portugalia, Franca dhe disa shtete të tjera mbështetëse të pavarësisë së Kosovës kanë deklaruar besimin e tyre në EULEX-it dhe kanë theksuar se nuk ka nevojë për mekanizma tjerë të hetimit lidhur me raportin e Marty.

Kërkesa e Serbisë u bë në mbledhjen e OKB-së të enjten. Ministri i Jashtëm i Serbisë Vuk Jeremiç edhe zyrtarisht kërkoi nga Këshilli i Sigurimit krijimin e një mekanizmi të OKB-së për të hetuar krimet e supozuara.

Kryediplomati serb nuk e ka fshehur dëshirën e Beogradit që ky mekanizëm t’u përngjajë mekanizmave të tjerë ndërkombëtarë që kanë hetuar krimet në ish-Jugosllavi siç ka qenë Tribunali i Hagës.

Në anën tjetër në emër të Kosovës është paraqitur ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj. Kryediplomati kosovar u ka thënë ambasadorëve të vendeve anëtare të Këshillit se ai është autoriteti ku duhet kërkuar informatat për atë se çfarë po ndodh në Kosovë.

Ministri kosovar ka folur për dialogun me Serbinë dhe e ka ftuar Beogradin që të jetë konstruktiv dhe të orientohet nga Bashkimi Evropian.

Sipas Hoxhajt, qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të punojë me EULEX-in në hetimet për akuzat që ka ngritur senatori i Këshillit të Evropës, Dick Marty.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Serbisë Vuk Jeremiç përveçse është ndarë i pakënaqur nga kundërshtitë për kërkesën e shteti serb të fokusuara në akuzat e Martyt, ka replikuar edhe me ambasadoren e SHBA-së në OKB Rosemary di Carlo.

Sipas tij, të gjitha krimet e kryera në Ballkan janë hetuar nga një mekanizëm i OKB-së dhe se Serbia nuk kërkon asgjë më shumë, ndërkohë që kjo është hedhur poshtë nga ambasadorja amerikane Rozemary di Carlo.

Ambasadorja amerikane, ambasadori i Britanisë së Madhe, ai i Francës dhe vendeve tjera anëtare që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës i kanë dhënë mbështetje EULEX-it që t’i bëjë hetimet për akuzat e senatorit Marty.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA