Shumë shpejt ndonjë nga zyrtarët e Qeverisë së Kosovës mund të shkojë në Beograd për tu takuar me zyrtarët serbë, por parakushtet ekzitojnë edhe në këtë rast. 

Madje ka edhe të atillë nga Qeveria e Kosovës që ndihen të pasigurtë për veten e tyre, që në rrethana të tanishme të shkonin në Serbi.   

Zëvëndëskryeministri Hajredin Kuçi, i cili të enjten u takua me Borisllav Stefanoviç, thotë se është i gatshëm për të shkuar në Beograd, por me kushtin që të trajtohet si zëvëndëskryeministër i Kosovës.

“Unë kam shprehur gadishmërinë që të shkoj në çdo kryeqytet të botës në të cilin të trajtohem si zëvendëskryeministër i Republikës së Kosovës. Beogradi nuk bën përjashtim”, u shpreh Kuçi.

Megjithkëtë ka edhe të atillë nga Qeveria e Kosovës që nuk do të pranonin tani për tani ta bënin një vizitë të tillë në Serbi. Edita Tahiri si shefe e ekipit të Kosovës në bisedimet Prishtinë-Beograd, është takuar shpeshherë me shefin e ekipit serb, Borisllav Stefanoviç, disa herë nëBruksel, e së fundmi edhe në Prishtinë. Por, zonja Tahiri thotë se nuk ndihet e sigurtë për të shkuar në këtë kohë në Serbi. Si pjesëmarrëse e dikurshme në lëvizjen për pavarësi, ajo shprehet se do të krijohej siguria për të vetëm atëherë kur Serbia e njeh pavarësinë e Kosovës.  

“Personalisht për shkak se kam qenë një prej udhëheqesve për pavarësi janë dy arsye që nuk mund të udhëtoj në Beograd: së pari, Serbia të njohë pavarësinë dhe atëhere krijohen dhe kushtet e sigurisë për mua”, është shprehur Edita Tahiri.

Sidoqoftë, takimet e së enjtes që Stefanoviç i zhvilloi me dy zëvëndëskryeministrate Qeverisë së Kosovës ishin të parat që mbahen në Prishtinë pas më shumë se tri vjet që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA