Wollfarth viziton qendrat e numërimit

12/05/2011 19:45

Ambasadori i OSBE-së, Eugen Wollfarth po zhvillon një vizitë mbikëqyrëse në KZAZ-në e njësisë numër 9 të kryeqytetit.

Sipas informacioneve të fundit, prania e ambasadorit ka bërë që procesi i numërimit të përshpejtohet, pasi që nga ora 12:45 janë numëruar vetëm 4 kuti.

Nga numërimi i deritanishëm kandidati demokrat Lulzim Basha ka marrë 9937 vota, ndërsa ai socialist Edi Rama 9443.

Ndërkohë, në njësinë numër 5 është ndërprerë numërimi për shkak të largimit të një komisioneri. Pas 4 ditësh numërim në këtë njësi rezultojnë 13225 vota për Ramën dhe 9668 për Bashën, konkretisht 3557 vota diferencë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA