Topi: Të përmbyllet sa më parë procesi
12/05/2011 12:10
Presidenti Topi deklaron se është me rëndësi përmbyllja sa më parë dhe
sipas standarteve demokratike procesi i numërimit të votave.
Deklarata e kreut të vendit u dha gjatë një takimi me Drejtoren e Drejtorisë së Këshillit Politik dhe Bashkëpunimit në Këshillin e Evropës, Klaudia Luçiani.
Presidenti shprehu mirënjohjen për “mbështetjen dhe ndihmesën e vazhdueshme dhe aq të nevojshme që kjo organizatë e rëndësishme politike i ka dhënë e vazhdon t’i japë vendit tonë, jo vetëm në kapërcimin e shumë vështirësive, por edhe në realizimin e detyrimeve dhe angazhimeve të Shqipërisë për të përmbushur kriteret e kërkuara për anëtarësim në familjen e madhe e evropiane”.
Top Channel