Tiranë, tension në njësinë numër 9

12/05/2011 18:50

Momente tensioni janë regjistruar në njësinë bashkiake numër 9 në kryeqytet, ku komisionerët socialistë janë konfrontuar me policinë.

Sipas informacioneve të fundit, forcat e rendit kanë penguar komisionerët që ishin larguar përkohësisht të futen sërish në ambjentet e numërimit të votave, në Muzeun Kombëtar.

“Nga policia janë bërë veprime arbitrare, u pengua një anëtare e KZAZ-së të hynte dhe unë si përfaqësues i PS dola për të tërhequr anëtarin dhe numëruesit tanë”, ka deklaruar nënkryetari socialist i KZAZ-së.

“Kur tentova të hyja brenda u bllokova nga policia, që kërkoi kartën e identitetit. Edhe kur ia tregova, polici përgjegjës kundërshtoi duke thënë se s’e kemi emrin në listë. Ne s’kemi pse të jemi në listë. Ky është një skandal i paparë me qëllime tensioni. Vetëm kur erdhën mediat u futëm”, ka vijuar ai.

Aktualisht, në ambjentet e numërimit të votave vërehen debate mes vëzhguesve dhe numëruesve. I pranishëm është edhe deputeti i PD, Edi Paloka.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA