Tiranë, njësia numër 8 pranë fundit

12/05/2011 19:05

Në njësinë numër 8 të Tiranës po numërohet kutia e fundit për bashkinë e kryeqytetit.

Deri tani, në avantazh rezulton kandidati demokrat Lulzim Basha, me rreth 2200 vota epërsi ndaj rivalit socialist Edi Rama.

Ndërkohë, në KZAZ-në numër 54 është kërkuar të fillojë numërimi për këshillin bashkiak numër 10, proces që nuk ka nisur.

Kryetari ka kërkuar një mbledhje, e cila është shtyrë, ndërkohë që është kërkuar nisja e procedurave të numërimit.

Disa përfaqësues të PS dhe PDIU presin të zëvendësohen. Ndërsa 3 anëtarë të KZAZ-së i kanë dërguar një kërkesë KQZ-së për nisjen e procedurave të numërimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA