Tension në KZAZ-në numër 55

12/05/2011 00:50

Tension ne KZAZ-në numër 55 në njësinë numër 11 në Tiranë.

Situata është ndezur kur kryetari i kësaj KZAZ-jë ka kërkuar vijimin e numërimit deri në përfundim të procesit, por përfaqësuesit socialialistë në këtë KZAZ kanë kërkuar ndërprerjen e procesit për të vijuar në orët e mëvonshme pasi numëruesit ishin të lodhur.

Kjo kërkesë e socialistëve është kundërshtuar nga kryetari KZAZ-së, që ka insistuar në vijimin e numërimit. Kjo ka mjaftuar për të ndezur debatet brenda sallës së numërimit në prani të kreut të misionit të OSBE/ODIHR, Jonathan Stonestreet dhe grupit të vëzhguesve ndërkombëtarë.

Ndërkohë, në KZAZ-në e njësisë numër 5 numërimi vijon, por sic raporton gazetarja e Top Channel nga kjo KZAZ, procesi numërimit ecën me ritme tejet të ngadalta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA