Shkodër, rimandatohet Luka

12/05/2011 01:30

Rreth mesnatës ka përfunduar procesi numërimit të fletëve të votimit për kreun e Bashkisë së Shkodrës, ku është rikonfirmuar për një tjetër mandat, kandidati PD-së, Lorenc Luka.

Luka u shpall fitues me 20798 vota kundrejt 11227 votave të rivalit të tij të “Aleancës për të Ardhmen”, Genc Uruçi.

Lorenc Luka për herë të parë u zgjodh në krye të Bashkisë së Shkodrës në zgjedhjet për pushtetin vendor të vitit 2007.

Top Channel