Sekretet e Al Kaedas, SHBA fton aleatët

12/05/2011 04:55

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vënë në dispozicion të aleatëve disa të dhëna sekretë të shtënë në dorë pas operacionit në Abotabat të Pakistanit, që u finalizua me vrasjen e Bin Laden.

Burime anonime nga shërbimet e inteligjencës amerikane, thonë për mediat ndërkombëtare se disa dosje u janë dërguar kryesisht vendeve të Europës Perëndimore për t’i ndihmuar në luftën kundër terrorizmit.

Në operacionin e forcave speciale amerikane në Abotabat, përvec vrasjes së liderit të Al Kaedas, Uashingtoni përvetësoi edhe një kompjuter të Bin Ladenit, ku dyshohet se ai ka ruajtur të dhënat mjaft të vyera për CIA-n, rreth Al Kaedas.

Top Channel