PS: KQZ fsheh vendimet e KZAZ-ve

12/05/2011 21:25

Përfaqësuesi i PS në KQZ, Genc Gjoncaj ka akuzuar lidershipin i këtij institucioni se po mban qëllimisht të fshehtë vendimet e KZAZ-ve.

Sipas Gjoncaj, komisionerët socialistë në KZAZ kanë mbetur jashtë qendrave të numërimit dhe nuk po u lejohet të hyjnë brenda.

“KQZ vepron në mënyrë të jashtëligjshme duke mos vënë në dispozicion vendimin e KZAZ-së numër 5. Kjo administratë pengon në mënyrë të qëllimshme veprimtarinë e këtyre njësive vendore”, ka deklaruar Gjoncaj.

Zyrtari socialist ka bërë përgjegjës për këtë situatë kryetarin e KQZ-së, të cilit i ka kërkuar të lërë mënjanë dallimet politike.

“I bëj thirrje kryetarit Arben Ristani që të sillet në lartësinë e detyrës, të harrojë pasionin politik dhe të bëjë detyrën përkatëse për komisionerët, që janë jashtë KZAZ-ve”, ka shtuar Gjoncaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA