
Shorti me gogla ka zgjedhur trupen gjyqesore qe do te gjykoje ne
Gjykaten e Larte por me juridiksion si Gjykate e Shkalles se pare,
ish-zevendeskryeministrin e njekohesisht ish-ministrin e Energjitikes
Ilir Meta, nen akuze per korrupsion aktiv te funksionareve te larte
shteterore.
Peseshja e trupes gjyqesore kryesohet nga gjyqtari Ardian Dvorani, nderkohe qe jane anetare te kesaj trupe gjyqesore, gjyqtaret Besnik Imeraj, Arjana Fullani,Gani Dizdari dhe Guxim Zenelaj. Ne nje njoftim zyrtar per kete ceshtje, Gjykata e Larte thote keta gjyqtare do te gjykojne ceshtjen e regjistruar me kerkues Prokurorine e Pergjithshme per procedim penal numer nje, te ketij viti, kunder Ilir Metes.
Pas transmetimit te videos skandal ne emisionin “Fiks Fare”, ku ai shfaqet se bashku me ish ministrin e po ashtu ish vartesin e tij Dritan Prifti duke diskutuar per afera korruptive, fillimisht kjo ceshtje u be kryefjala e debateve politike me pretendimet se video ishte e montuar.
Por ne fakt eksperte te huaje te pajtuar nga Prokuroria e Pergjithshme konkluduan se ne video nuk kishte asje manipulim, duke sjelle keshtu edhe dergimin ne gjykate te Metes si te pandehur. Por ndersa nuk eshte caktuar nje date se kur nis ky proces ne Gjykaten e Larte, qe pritet te jete me i ndjekuri , gjykata e larte ne 23 maj ka fiksuar ne axhenden e saj nisjen e nje gjyqi tjeter qe ka lidhje me kerkesen e te pandehurit Ilir Meta, i cili i kerkon gjykates te shpalle te pavlefshme akt-ekspertimet mbi videon.
Top Channel