PD: PS po dizinformon publikun

12/05/2011 23:10

Pas deklaratës së deputeti socialist, Erjon Braçe, i cili në një konferencë për mediat nga selia e Partisë Socialiste denoncoi atë që ai e quajti një skemë të mirëfilltë presioni ndaj komisionerëve, ka ardhur edhe reagimi nga Partia Demokratike.

Në një dalje për mediat, zëdhënësja e selisë blu, Albana Mustafaraj akuzoi Partinë Socialiste për dizinformim të publikut.

“Ky është një dizinformim nga Partia Socialiste. Në njësinë 5 po numerohet. Gjatë ditës janë numëruar 5 kuti të kandidatit dhe 8 kuti për këshill. Partia Demokratike është e vendosur për një proces numërimi të saktë pa vonesa dhe transparent. Partia Demokratike u bën thirrje numëruesve të saj të vazhdojnë punë. I bëjme thirrje edhe Partisë Socialiste të ndalë fushatën e dizinformimit”, tha zëdhënësja Mustafaraj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA