Majko: Të përfundojë numërimi

12/05/2011 22:30

Deputeti socialist, Pandeli Majko në vijim të fjalës së tij në studion e Top Channel tha se rëndësi në këto momente për të gjithë shqiptarët, ka nxjerrja e rezultatit.

“Nxjerrja e rezultatit është më e rëndësishme se vetë rezultati. Shqiptarët kërkojnë të dinë përfundimin e zgjedhjeve në Shqipëri dhe vonesat janë të dëmshme për të dyja palët”, tha Majko.

Më tej, deputeti socialist preku edhe problemin e numërimit në KZAZ-në e njësisë bashkiake numër 5, ku ka kthyer sytë gjithë Shqipëria. Sipas zotit Majko numërimi në këtë KZAZ po pengohet qëllimisht.

“Nëse numërimi në njësinë 5 do të vazhdonte normalisht këto ditë, ju garantoj se zoti Rama nuk do të ishte në disavantazh ndaj Lulzim Bashës, por në avantazh”, tha Majko.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA