Majko: Rezultati të pranohet nga të gjithë

12/05/2011 21:40

Pandeli Majko, deputet i Partisë Socialiste, u shpreh për Top Channel se e rëndësishme është që në fund të procesit të numërimit të votave, rezultati të pranohet dhe gjithçka të shkojë qetë.

“Cdo kuti duhet numëruar me transparencë dhe në fund t’i japim dorën njëri-tjetrit. Dikush do të fitojë e dikush do të humbasë, por e rëndësishme është që në fund gjithçka të jetë e qetë. Mendoj se të gjithë jemi të tensionuar dhe duam një rezultat që të pranohet nga të gjitha palët dhe të krijojë një lloj shine për zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri. Kjo krizë zgjidhet me një proces të rregullt numërimi”, deklaroi Majko.

Deputeti socialist kritikoi zvarritjen e procesit të numërimit në njësinë nr.5 në Tiranë, duke e konsideruar atë qesharak.

“Këto zgjedhje janë të ngarkuara psikologjikisht për shkak edhe të numërimit që është kthyer në qesharak si në rastin e njësisë nr.5 ku sot janë numëruar vetëm 5 kuti”, shtoi Majko.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA