Elbasan, edhe 4 qendra zgjedhore

12/05/2011 18:45

Në qytetin e Elbasanit ka përfunduar numërimi për 92 nga 96 qendra zgjedhore, ku spikat kryesimi i kandidatit të Partisë Socialiste.

Sipas informacioneve të fundit, kandidati Qazim Sejdini kryeson me 7600 vota avantazh ndaj kandidatit demokrat Durim Hushi.

Qendrat e mbetura për t’u numëruar nuk pritet të ndryshojnë rezultatin, që duket se do të sjellë të majtën në drejtimin e bashkisë së qytetit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA