Durrës, Dako fiton mandatin e dytë

12/05/2011 12:55

Kandidati i Aleancës për të Ardhmen Vangjush Dako fiton mandatin e dytë në krye të bashkisë së qytetit të Durrësit.

Në një prononcim për Top Channel, Dako u shpreh se qytetarët votuan punën e bërë në këto vite dhe theksoi se premtimet e bëra në fushatën elektorale do të mbahen.

“Kam qenë i bindur dhe i qetë për fitoren. Procesi shkoi shumë mirë dhe kemi ruajtur qetësinë”, tha Dako.

Sipas tij, votat këtë radhë janë marrë përtej të majtës dhe të djathtës, pasi qytetarët duan punën dhe jo ngjyrimet politike.

Top Channel