Brace: Numërimi bllokohet qëllimisht
12/05/2011 10:50
Nxehen tonet nga kampi socialist. Ka qenë sërish deputeti Erion Braçe, i
cili deklaron se numërimi në katër njësitë e mbetura në Tiranë është
bllokuar qëllimisht.
Brace ka qenë i ashpër në deklarimin e tij, duke akuzuar kadidatin demokrat Lulzim Basha, ministrin e Bujqësisë Genc Ruli, prefektin e Tiranës Keltis Kruja. Sipas Braces, prefekti qarkullon në Tiranë me automjete me armë në brendësinë e tyre.
Brace theksoi se përfaqësuesit demokratë në grupet e numërimit po mbahen të bllokuar, ndërsa u shpreh i vendosur në numërimin e cdo vote të qytetarëve.
Ndërkohë vetëm para pak castesh grupet e numërimit janë plotësuar dhe procesi në njësinë numër 5 ka nisur.
Top Channel