Arvizu: Të numërohet cdo votë

12/05/2011 22:20

Ambasadori amerikan në Tiranë, Alexander Arvizu ka vizituar në mbrëmje njësinë bashkiake numër 5, ku procesi i numërimit po calon.

Në një prononcim për mediat, Arvizu ka theksuar se komisionerët duhet të numërojnë cdo votë të hedhur në kuti nga qytetarët.

“Njerëzit meritojnë që votat e tyre të numërohen dhe ne po punojmë që kjo gjë të ndodhë. Falenderoj të gjithë për vëmendjen që i keni kushtuar”, ka deklaruar Arvizu për mediat.

Gjatë paradites, ambasadori i Shteteve të Bashkuara takoi kryeministrin Berisha dhe liderin e PS Edi Rama, të cilëve u ka dhënë mesazhe të qarta mbi ecurinë e procesit zgjedhor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA