Dy ditë pas zgjedhjeve, Tirana, Elbasani, Korca dhe Durrësi vazhdojnë
ende numërimin. E perbashketa e katër qyteteve të mëdha është se ne
garen qe po zhvillohet per kryetar bashkie ne avantazh jane kandidatet e
te majtes.
Ne Durres dhe Tirane, rezultati vazhdon te mbetet me i ngushte. Dy kryetaret e Bashkive, Edi Rama dhe Vangjush Dako kryesojne me disa qindra vota ndaj rivaleve te Aleances per Qytetarin, Lulzim Basha dhe Ferdinand Xhaferri, rezultat qe rritet dhe zvogelohet pas numerimit te cdo kutie.
Numerim qe ne fakt edhe te marten ka ecur me ritme te ngadalta, e ku nuk kane munguar incidentet, zvarritjet dhe bllokimet si ne njesine numer 8 dhe njesine numer 10. Incidente jane regjistruar pas mesnate ne njesine numer 6 ne Kombinat, nje njesi ku deri me pare numerimi kishte ecur qete dhe pa probleme
E para qe ka mbyllur numerimin dje ishte njesia bashkiake 1 e cila dha nje rezultat ne favor te Edi Rames. Kandidati socialist ka fituar me 9675 vota ndaj 9191 votave Lulzim Bashes. Ne oret e para te mengjesit eshte mbyllur numerimi edhe ne njesine bashkiake numer 10, ku dje gjate gjithe dites pati probleme dhe rezulton se kandidati Lulzim Basha ka nje avantazh prej 524 votash.
Top Channel