Topi: Të përmbyllet me sukses administrimi i votave

11/05/2011 15:25

Vonesat, pengesat apo alibitë për të zgjatur mbylljen e procesit të
numërimit të votave janë të dëmshme për integritetin e procesit dhe
frymën kushtetuese të shprehjes së sovranitetit të popullit.

Kështu u shpreh presidenti i Republikës, Bamir Topi, pikërisht në këtë moment kur procesi i numërimit i votave të zgjedhjes së 8 majit, po zgjatet.

Presidenti i Republikës u kërkon publikisht partive politike dhe përfaqësuesve të tyre zgjedhorë, si dhe institucioneve ligjore të përfshira në proces, që me transparencë, shpejtësi dhe përgjegjësi të përmbyllin procesin e administrimit të votave.

Kreu i vendit vlerëson se më 8 maj zgjedhësit treguan maturi dhe qytetari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA