Tiranë, vritet roja e fabrikës së mermerit

11/05/2011 20:45

Rreth orës 05.00 të mëngjesit të sotëm është gjetur i vdekur roja e fabrikës së mermerit, shtetasi Petrit Leka.

Në vendngjarje kanë arritur ekspertë të krimit, të cilët kanë bërë të mundur ekzaminimin e kufomës si dhe kanë mbledhur prova materiale reth ngjarjes së ndodhur në fabrikën e mermerit, në fshatin Zogje të Shupenzës.

Sipas ekspertëve të policisë, viktima është qëlluar me armë automatike në zemër, gjë që i ka sjellë dhe vdekjen e menjëhershme.

Të shtënat e armës nuk kanë tërhequr vëmendjen e banorëve, apo policisë, pasi në kohën kur ka ndodhur ngjarja, banorët kanë qenë duke festuar fitoren e kryetarit të komunës dhe festimeve u janë bashkuar edhe të shtënat e armëve.

Dyshohet që viktima të jetë vrarë nga persona që kanë pasur qëllim të vidhnin kabllot e trashë të tensionit të lartë të fabrikës, pasi vjedhje të tilla kanë qenë të përsëritura.

Top Channel