Rama: Tiranën e kemi fituar

11/05/2011 15:15

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama deklaron se fitorja në Tiranë
është e padiskutueshme, ndërsa theksoi se këtë herë nuk u arrit të
grabitej asnjë votë.

“Te vota ndodhet themeli i bashkejeteses sone demokratike dhe qytetare sepse Shqipëri. I ftoj të gjithë që ta ndjekin me qetësi procesin e numërimit të votave, pavarësisht maskaradës të organizuar në cdo hap për të bërë të pamundur marrjen e Tiranës. Ne jemi tërësisht nën kontroll të situatës në cdo qendër”, tha Rama.

Po ashtu Rama theksoi se diferenca në Tiranë është më e madhe se shifrat e deklaruara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që është në shërbim të kryeministrit Sali Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA