Rama prezanton kryebashkiaken e re të Konispolit

11/05/2011 23:30

Në një tjetër dalje për mediat dhe para simpatizantëve të tij, kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama prezantoi kryetaren e re të Bashkisë së Konispolit, e cila vjen nga radhët e opozitës dhe bëri një tjetër rezyme të fitoreve të opozitës në mbarë vendin.

“Është momenti për të ndarë së bashku me të gjithë mbështetësit e Aleancës për të Ardhmen, kenaqësinë për zgjedhjen në krye të Bashkisë së Konispolit të një tjetër gruaje, përfaqësuesje të nderuar e të respektuar që ka marrë votën e Konispolit për të kthyer në të vetmen rrugë pas 4 vjet administrim të dështuar të Partisë Demokratike”, tha Rama.

Duke përmendur bashkitë disa nga bashkitë ku PS ka triumfuar, Rama tha se opozita ka marrë pjesën dërrmuese të qytetarëve.

“Jemi në rrugën e një fitoreje spektakolare edhe në Durrës”, tha më tej Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA