PS: Policia mësyn në njësinë 11

11/05/2011 22:55

Sipas deputetëve socialistë, mbi 100 forca policore kanë rrethuar ambientet e KZAZ-së 55 në njësinë 11 në Tiranë, pa patur asnjë problem. Deputeti socialist, Fatmir Toçi tha se numërimi vijon normalisht në këtë KZAZ dhe prezenca e theksuar e forcave të policisë nuk ishte e nevojshme.

“Brenda godinës janë forca të shumta policie që e kanë kaluar të gjithë ditën brenda pa patur një vendim të KZAZ-së. Rreth 110 policë ushtruan terror të paparë ndaj qytetarëve dhe deputetëve këtu në rrugë. Kjo ishte një sjellje rrugaçërore e disa njerëzve të policisë, e një shefi që është akuzuar edhe dje për sjellen e tij në shërbim të politikës. Numëruesit tanë thonë që nuk ka patur asnjë shqetësim, procesi vijon, por me ritme më të ngadalta”, deklaroi deputeti socialist Fatmir Toçi.

Më tej deputeti Toçi, lexoi një mesazh të marrë në telefonin e tij, ku sipas tij paralajmërohej mbërritja e forcave të shumta policore në këtë KZAZ, me pretendimin, sipas tij, për të manipuluar votat.

Por shefi i komisiariatit numër 3, Florenc Hoxha tha për Top Channel nuk ka patur shtim të forcave, por ka qenë thjesht ndërrimi i turneve mes trupave që qendrojnë jashtë qendrës së numërimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA