Prifti: LSI e përfundoi misionin e saj

11/05/2011 23:25

I ftuar në studion e Top Channel, deputeti Dritan Prifti, komentoi rezultatin e LSI-së, ish-deputet i së cilës ishte edhe vetë deri para video-skandalit me kreun e kësaj force, atë kohë zv/kryeministër, Ilir Meta.

Prifti tha se misioni i LSI-së në politikën shqiptare ka përfunduar me liberalizimin e vizave. Më pas thotë Prifti, qeverisja e PD-së me LSI-në kaloi në klientalizma të cilat kulmuan, sipas tij, me 21 Janarin.

Deputeti Prifti shtoi më tej se me të tillë humbje në zgjedhjet vendore, kryeministri Berisha duhet të japë i pari dorëheqjen dhe të thërrasë vendin në zgjedhje qendrore të parakohëshme. Ai tha se vota për opozitën ishte pasojë e një fushatë politike të zhvilluar nga PS dhe aleatët e saj.

Përsa i përket të ardhmes së LSI-së, Prifti, si një ndër bashkëthemeluesit e kësaj partie, shprehu keqardhjen për gjendjen, sipas tij, në të cilën ndodhet kjo parti. Elektorati i majtë, tha Prifti, e sheh LSI-në si një forcë politike të djathë, se sheh më të majtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA