Korcë, Peleshi drejt rimandatimit

11/05/2011 02:35

Kur kanë mbetur edhe 8 kuti ende për t’u numëruar, mes palëve në Korcë ka një mirëkuptim; Niko Peleshi po shkon drejt rimandatimin edhe për 4 vjet të tjera në krye të bashkisë së këtij qyteti.

Pasi janë numëruar 54 kuti nga 62 që janë në total për këtë bashki, kandidati i Partisë Socialiste, Peleshi, udhëheq me 14076 vota kundrejt 12113 të rivalit të tij, Andrea Mano.

Në këtë KZAZ kanë mbetur vetëm 8 kuti për t’u numëruar dhe procesi vijon me ritme të kënaqëshme. Ndoshta për pak orë do të mësohet edhe një rezultat përfundimtar nga ky qytet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA