Kodheli: PD po bllokon punen
11/05/2011 12:00
Zedhenesja e Partisë Socialiste Mimi Kodheli denoncon komisionerët e
Partisë Demokratike në njësinë numër 10 se nuk po firmosin procesverbalin.
Kodheli bën thirrje që komisionerët e PD-së të mos e bllokojnë procesin në njësinë numër 5 dhe te lejojne qe puna te vijoje me ritme me te shpejta.
“Berisha po perpiqet te minoje procesin dhe fitoren e sigurt ne Bashkine e Tiranes.Sigurojmë të gjithë qytetarët se cdo votë do të numërohet ashtu sic është hedhur në kuti. Përgëzoj kryetarin e ri të bashkisë së Shijakut që e zgjat listën e fitores”, tha Kodheli.
Top Channel