KE: Zgjedhjet në atmosferë të tensionuar

11/05/2011 15:35

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Natasha Batler, ka thënë se Bashkimi
Evropian i ka ndjekur për së afërmi zgjedhjet lokale të së dielës në
Shqipëri.

Ajo ka thënë të mërkurën se BE-ja konsideron se qytetarët shqiptarë dolën në zgjedhje në numër jo të zakonshëm, dhe se struktura administrative e zgjedhjeve siguroi një proces të qetë në ditën e zgjedhjeve.

“Ne e vlerësojmë lartë përfshirjen e qytetarëve në një proces të këtillë demokratik. Këto zgjedhje u zhvilluan në një atmosferë të tensionuar me polarizim të lartë. Raporti për vlerësimin përfundimtar do të varet kryesisht nga sjellja gjatë gjithë procesit, përfshirë numërimin dhe trajtimin e ankesave të mundshme”, është shprehur zëdhënësja e Komisionit Evropian.

Batler tha se mbajtja e zgjedhjeve në pajtim me standardet evropiane dhe ndërkombëtare është prioritet kyç në hapat e ardhshëm të Shqipërisë drejt integrimeve evropiane.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA