Elbasan, sërish incident te metalurgjiku

11/05/2011 20:35

Si pasojë e një shpërthimi në furrën e shkrirjes së Uzinës së Çelikut në Elbasan, është dëmtuar një puntor, i cili ka marrë plagë të rënda.

50-vjeçari Hyqmet Doka ka pësuar djegie të shkëllës së lartë dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Burimet konfirmojnë se i dëmtuari është dërguar për në spitalin kirurgjik të Elbasanit, por duke parë se gjendja e tij ka qenë e rëndë, është dërguar për në Spitalin Ushtarak të Tiranës.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të policisë për të nisur hetimet. Nga të dhënat paraprake rezulton se, Doka është djegur si pasojë e shpërthimit të llavës në njërën prej furrave të shkrirjes së çelikut. Policia ende nuk ka një version të qartë rreth ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të saj.

Edhe më parë në kompaninë “Kurum” janë shënuar aksidente që kanë shkatuar edhe viktima. Në këtë firmë janë punësuar mbi 500 punëtorë dhe herë pas here ata kanë bërë edhe protesta për kushtet e rënda të punës dhe mungesën e sigurisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA