Durrës, epërsi e Dakos

11/05/2011 03:00

Kur janë numëruar thuajse gjysma e kutive të votimit, kryetari aktual
dhe kandidati i Partisë Socialiste, Vangjush Dako ka krijuar një epërsi
të lehtë ndaj rivalit të tij demokrat, Ferdinand Xhaferraj për kreun e
Bashkisë së Durrësit.

Dako kryeson me mbi 1 mijë vota diferencë kundrejt rivalit të tij Xhaferraj.

Megjithë këtë shkëputje të Vangjush Dakos, beteja për Bashkinë e Durrësit vijon të mbetet e fortë, pasi ka ende shumë kuti për t’u numëruar.

Ditën e djeshme, Dako u gjend në disavantazh ndaj Xhaferrajt, ndërkohë që me kalimin e orëve gara nisi të balancohej.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA