Basha: Numërimi të vazhdojë pa vonesa

11/05/2011 14:25

Kandidati i Aleancës për Qytetarin për bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha
kërkoi që komisionerët të vazhdojnë pa vonesa dhe pengesa procesin e
numërimit.

“Unë mbetem i sigurt në fitore, por asnjë kandidat nuk duhet të paragjykojë rezultatin pa u numëruar edhe vota e fundit”, tha Basha, në një dalje për mediat të disa minutave më parë.

Sipas tij, ka ende shumë vota për t’u numëruar dhe vullneti i qytetarëve duhet të lexohet në mënyrë korrekte dhe të ndershme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA