
Policia në Athinë është përleshur me grupet e protestuesve, teksa mijëra banorë marshonin nëpër qytet për të kundërshtuar masat anti-krizë.
Mijëra të rinj të maskuar kanë gjuajtur me gurë dhe bomba molotov ndaj forcave të policisë, të cilat nga ana e tyre janë përgjigjur me gaz lotësjellës.
Manifestimi, i organizuar nga sindikatat greke, është pjesë e një greve 24-orëshe që kanë nisur sektorët publikë dhe kanë paralizuar rrjetet e transportit.
Policia thotë se janë kryer një seri arrestimesh dhe se dy oficerë të saj janë plagosur nga sulmet e protestuesve.
Protesta janë zhvilluar edhe në qytetin e Selanikut, ku nuk janë raportuar ngjarje apo incidente të rënda.
Greva u organizua pasi qeveria greke propozoi një paketë masash në përpjekje për të reduktuar deficitin buxhetor dhe për të lehtësuar borxhin e Greqisë.
Por nga ana tjetër sindikatat pretendojnë se këto politika vetëm sa po përkeqësojnë problemet e shtetit helen.
Top Channel