Snejder drejt Manchester United
10/05/2011 16:00
Jose Mourinho, trajneri i Real Madrid, i ka rekomanduar kolegut të tij që drejton Manchester United, Sir Alex Ferguson, që të blejë mesfushorin e Interit, Wesley Snejder.
Sipas mediave angleze, Mourinho gjatë gjithë kësaj jave ka mbajtur kontakte me trajnerin skocez duke i dhënë informacione mbi Barcelonën, ekip ndaj të cilit portugezi është ndeshur 4 herë brenda muajit.
Por, gjithashtu kanë folur mbi organizatorin hollandez të zikaltërve. Sezoni jo i mirë i Snejder dhe i Interit në përgjithësi ka bërë që media italiane ta kritikojë numrin 10, gjë që i ka shtuar dëshirën hollandezit për tu larguar.
Top Channel