Shkarkohet komisioneri PS në KZAZ-në 52
10/05/2011 23:05
KQZ vendosi shkarkimin e njërit prej komisionerëve numërues të Partisë Socialiste në KZAZ-në numër 52 në Tiranë.
Ne vendimin e saj, KQZ shkarkon komisionerin Shkëlqim Kllogjeri dhe i kërkon Partisë Socialiste të zëvendësojë këtë komisioner me një emër tjetër para mesnatës. KQZ urdhëroi edhe nisjen e numërimit me anëtarët e mbetur në detyrë.
Vendimi i KQZ u mor me katër vota pro dhe dy vota të opozitës kundër.
Top Channel