Rama prezanton kryetarin e ri të Sarandës

10/05/2011 22:20

Në një tjetër dalje për mediat nga selia rozë, kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama, pasi prezantoi fituesin e zgjedhjeve në bashkinë e Sarandës, i bëri thirrje Policisë së Shtetit të kryejë detyrën e saj jashtë ndikimeve, sic tha ai, të pushtetit.

Rama e cilësoi votën e qytetarëve sarandiotë për Stefan Çipën, si një investim për të ndryshuar, sic tha ai, rrënjësisht rrjedhën e zhvillimit të këtij qyteti.

“Vota për Stefan Cipën është investim i qytetarëve për të ndryshuar rrënjësisht rrjedhën e punëve të qeverisjes vendore në atë qytet, që është një dhuratë që Zoti u ka dhënë shqiptarëve dhe një ndër shembujt me skandalozë të keqqeverisjes së Saliut”, tha Rama.

Para gazetarëve dhe mbështetësve socialistë, foli edhe fituesi i zgjedhjeve në Sarandë.

“Përshendës gjithë popullin e Sarandës për kulturën që tregoi në votime duke gjetur alternativën më të mirë, Partinë Socialiste dhe Aleancën për të Ardhmen. Rezultati tregoi mbështetjen e madhe që i dha një votë plebishitare Partisë Socialiste”, tha Çipa.

Më tej lideri socialist bëri një rezyme të fitoreve të Partisë Socialiste dhe të opozitës në tërësi në disa nga qarqet kryesore të vendit.

“Në Berat kemi marrë 4 nga 5 bashki, në Fier, 5 nga 7 bashki, e 6 në rrugën e fitores, në Gjirokastër 5 nga 6 bashki, në Lezhë, 3 nga 5 bashki, e katërta në rrugën e fitores, Korcë 4 nga 6 bashki, Vlorë 5 nga 7 bashki, e 6 në rrugën e fitores”, tha Rama duke përshendetur edhe punën e bërë gjatë fushatës të dy kandidatëve socialistë që nuk fituan dot në këto zgjedhje, përkatësisht Ismail Danin në Krujë dhe Gjok Jakun në Lezhë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA