Rama: Fitorja në Tiranë, e sigurt
10/05/2011 21:10
Kryetari i Partisë Socialiste deklaroi se e majta shqiptare ka marrë
besimin dhe votën e qytetarëve anembanë Shqipërisë, me një rezultat
pozitiv edhe në zonat që janë mbajtur si zona të së djathtës.
Duke prezantuar në selinë e PS fituesen e bashkisë së Patosit, që është një zonjë, Rama u shpreh se gjerdani i fitores po zgjatet ende më shumë në bashkinë e Fierit, Beratit, Lushnjës, si dhe në komuna të tjera në këto qarqe.
“Ritheksoj për të gjithë qytetarët e Tiranës, të mbarë të Shqipërisë, por edhe nga emigracioni që na ndjekin për rezultatet, se fitoren tonë në Tiranë nuk e luan topi”, tha Rama.
Top Channel