PS: Pushteti presion ndaj numëruesve tanë

10/05/2011 23:30

Deputetja socialiste, Shegushe Ligore, e ndodhur në KZAZ-në numër 52 në njësinë 8 në Tiranë, denoncoi sipas saj, presionin e madh që po ushtron pushteti ndaj numëruesve të Partisë Socialiste në këtë KZAZ.

“Procesi numërimit po zhvillohet në mënyrë normale sipas Kodit Zgjedhor. Pushteti përpiqet të ushtrojë presion ndaj komisionerëve të Partisë Socialiste, numëruesit tanë po përballen me presion të pushtetit”, tha zonja Ligori.

Zonja Ligori kritikoi edhe vendimmarrjen e KQZ-së për shkarkimin e njërit prej përfaqësuesve socialistë në këtë KZAZ dhe deklaroi se numëruesit e PS-së po zbatojnë ligjin në detyrën e tyre.

“Ushtarët e Saliut në KQZ kanë shkarkuar një nga përfaqësuesit tanë për zvarritje të procesit. Anëtari ynë kërkoi marrjen e një vendimi nga KZAZ kur nuk përputheshin kodet e sigurisë. Numëruesit tanë po respektojnë një për një ligjin”, tha Ligori.

Deputetja socialiste sqaroi se i gjithë problemi ka nisur kur një kuti votimi është cilësuar si e parregullt nga ana e përfaqësuesve të PS-së të cilët kanë kërkuar marrjen e një vendimi prej KZAZ-së për numërimin ose jo të kësaj kutie. Kutia, tha Ligori, kishte kundërshtime me kodin e sigurisë.

“Është lënë hapësirë midis kutisë, sa mund të futet dora. Kërkesa kryesore e kodit, kërkon mbylljen e kutisë që të mos futet një fletë votimi. Pa asnjë vendimarrje të KZAZ-së këtu, KQZ ka marrë një vendim të hapur duke u vendosur në një llogore politike me pushtetin”, tha Ligori.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA