PS: Fikja e dritave, përpjekje për manipulim

10/05/2011 23:20

Deputetja e Partisë Socialiste, Mimi Kodheli denoncoi, sipas saj, përpjekjet e dëshpëruara për vjedhjen e votave.

“Janë fikur dritat në qendrat e numërimt në Elbasan, Pogradec, Korcë, tregon se defekti është përpjekje e dëshpëruar për të vjedhur votat. I bëjmë thirrje qeverisë të ndalë shëmtimin e procesit zgjedhor. Nuk ka shans të cënohet vullneti i zgjedhësve, as duke bllokuar numërimin. Asnjë përpjekje nuk e fik dot dritën e fitores së Aleancës për të Ardhmen në mbarë vendin”, tha Kodheli.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA