Partia Demokratike, nëpërmjet zëdhënësies, Albana Mustafaraj, denoncoi sipas saj bllokimin e procesit të numërimit të votave në KZAZ-në numër 52 në kryeqytet.
“Partia Demokratike kërkon të bëjë publike bllokimin në KZAZ-në numër 52 në njësinë numër 8. Partia Demokratike kërkon numërimin e cdo vote në mënyrë ligjore dhe transparente në kohë sa më të shkurtër për t’i dhënë zë vullnetit të popullit për Bashkinë e Tiranës. Në KZAZ-në numër 52 janë numëruar vetëm 3 kuti ditën e sotme. Partia Demokratike i bën thirrje Edi Ramës të heqë dorë nga procesi i numërimit dhe të mos ketë frikë të përballet me verdiktin e qytetarëve të Tiranës”, tha zëdhënësja Mustafaraj.
Pas daljes së zëdhënëses se Partisë Demokratike, Top Channel kontaktoi me gazetaren e vendosur pranë kësaj KZAZ-jë në njësinë numër 8.
Sipas gazetares së Top Channel, procesi i numërimit në KZAZ-në numër 52 vijon, por me ritme mjaft të ngadalta.
Top Channel