Lëvizja Socialiste për Integrim ka përshëndetur raportin paraprak të OSBE-ODIHR-it dhe rolin e vëzhguesve ndërkombëtarë në zgjedhjet lokale të 8 majit.
Nënkryetarja e LSI-së, Nora Malaj ka theksuar se kjo parti është kundër presioneve politike që po i bëhen proçesit të numërimit.
“LSI mbështet raportin dhe të gjithë rolin e vëzhguesve të OSBE-ODIHR. LSI është kundër të gjitha propozimeve dhe presioneve që bien në kundërshtim të propozimeve të OSBE-ODIHR. Thirrjet dhe apeli ndaj qytetarëve për të shkuar e mbrojtur votat e tyre është në kundërshtim me parimet demokratike”, tha Malaj.
“LSI duke qenë e angazhuar të komunikojë pozitivisht duke respektuar standardet institucionale, fton të gjitha trupat zgjedhore të vijonë proçesin dhe fton qytetarët të mos bien pre e presioneve të partive politike”, theksoi Malaj.
Top Channel