Basha: Durim deri në numërimin e votës së fundit
10/05/2011 12:10
Kandidati i Aleances per Qytetarin per bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha
deklaroi se fitorja e shumëpritur po merr trajtë në të gjithë vendin,
por kërkoi që të bëhet durim deri në numërimin e votës së fundit.
“Duhet respektuar procesi i numërimit. Procesi duhet të vazhdojë qetësisht dhe Tirana dhe qytetarët e saj duhet të krenohen para syve të mbarë botës”, tha Basha.
Kjo ishte deklarata e parë e Bashës për ditën e sotme. Ende nuk ka një qëndrim nga kampi i zotit Rama.
Top Channel