Xhiro e Italisë, vdes çiklisti

09/05/2011 17:40

Ciklisti belg i ekipit Leopard-Trek, Wouter Weylandt, ka ndërruar jetë pasi është përplasur me një mur në etapën e tretë të Xhiros së Italisë.

Weylandt ka pësuar aksidentin gjatë zbritjes në Passo del Bocco dhe përgjatë 1 ore e gjysmë mjekët janë munduar ta shpëtojnë, por pa rezultat.

26-vjeçari humbi ndjenjat menjëherë pas përplasjes dhe ka ndërruar jetë pas transportimit me helikopter në spital.

Wouter Weylandt është viktima e katërt e Xhiros së Italisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA