Vijon numërimi…

09/05/2011 05:30

Vijon procesi i numërimit të fletëve të votimit në Vlorë e Korcë.

Në Vlorë, kur janë numëruar 5 kuti, kryetari aktual dhe kandidati i Partisë Socialiste për një tjetër mandat, Shpëtim Gjika kryeson me 1792 vota kundrejt 1532 të rivalit të tij demokrat Ardian Kollozi.

Ndërkohë, në Korcë, kandidati i Partisë Demokratike, Andrea Mano, kur janë numëruar katër kuti, Niko Peleshi i PS ka marrë 956 vota dhe rivali tij demokrat, Andrea Mano 851.

Në Bashkinë e Himarës, sipas rezultateve paraprake që publikon KQZ, kur janë numëruar 3 kuti me fletë votimit, kandidati i Partisë Socialiste, Jorgo Goro, udhëheq me 191 vota, i ndjekur nga ai i Partisë Demokratike me 115 vota për të ardhur më pas tek kryetar aktual dhe kandidati i PBDNJ-së për një tjetër mandat, Vasillaq Bollano me 110 vota. Vetëm 4 vota ka marrë deri në këto momente kandidati i partisë MEGA.

Numërimi vijon edhe në Kamëz ku pas hapjes së katër kutive kandidati i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu udhëheq me 983 vota kundrejt 936 të kandidatit socialist, Rakip Suli.

Top Channel