
Në Shkodër, sic njofton gazetari i Top Channel, komisionerët e Partisë Demokratike kanë kundërshtuar emrat e paraqitur nga Partia Socialiste për numërimin e fletëve të votimit.
Sipas komisionerëve demokratë, komisionerët e propozuar nga Partia Socialiste nuk kanë diplomë të arsimit të lartë. Por socialistët e Shkodrës në këtë qark, pohojnë se i kanë caktuar pa diplomë komisionerët për shkak se përfaqësuesit me diplomë rrezikojnë vendin e punës.
PS pretendon se në zgjedhjet e fundit në këtë qark, komisionerët e saj kanë qenë pa diplomë dhe se kjo nuk përbën asnjë pengesë për procesin e numërimit të fletëve të votimit.
Ndërkohë, në Korcë komisionerët numërues kanë kërkuar largimin nga salla të të gjithë e personave të paautorizuar. Por pas refuzimit të këtyre të fundit, është dashur ndërhyrja e policisë për shoqërimin e e tyre jashtë.
Top Channel