
Ka përfunduar numërimi në disa bashki të vendit, ndërsa procesi vijon me
ritme të ngadalta nëpër komisionet zonale për qarqe e komuna. (UPDATE)
Surprizë e procesit të deritanishëm është fitorja e socialistëve në Himarë, ku kandidati Jorgo Goro fitoi betejën ndaj Bollanos me 220 vota më shumë se kandidati i PBDNJ-së.
Ndërkohë në Peshkopi ka fituar kandidati i PD-së, Ilir Krosi, në Memaliaj fiton kandidati i PS-së Lulzim Mece, në Polican fitoi kandidati socialist Adriatik Zotka. Po ashtu edhe në Ballsh e Rubik fituan kandidatët e PS-së Ilir Cela e Gjok Vukaj, në Përmes fitoi kandidati socialist, në Pukë, demokrati Beqir Arifaj e po ashtu kandidati i djathtë fitoi edhe në Delvinë.
Në bashkinë e Rrëshenit fitoi kandidati socialist Ndue Kola, në komunën Otllak e Urën Vajgurore, fituan me vetëm nga 12 vota më shumë kandidatët socialistë.
Në Peqin, kandidati i Aleancës për Qytetarin Ilir Rrushi u shpall fitues, në Bajram Curri bashkinë do ta ketë sërish e djathta, në komunën e Dushkut në Lushnjë fitoi kandidati socialist Afrim Dedei.
Ashtu sikurse ju kemi bërë me dije edhe disa orë më parë në Tepelenë fitoi socialisti Tërmet Peci, në Ersekë socialisti Ali Llaku dhe në Kukës fitoi kandidati i Partisë Demokratike Hasan Halilaj.
Top Channel