Lacio jashtë zonës “Champions”

09/05/2011 03:40

Udineze ka mundur Lacion dhe i ka marrë vendin e katër në klasifikimin e Serisë A, vend ky që përkthehet në pjesëmarrje në Ligën e Kampioneve për sezonin e ardhshëm.

Vendasit fituan me rezultatin 2-1 falë dygolëshit të Di Natales që shënoi fillimisht në minutën e 35 e më pas në të 42. Lacialët nuk mund do të shkojnë më shumë se shkurtimi i diferencës me një gol të shënuar nga Kozak në minutën e 76. Për t’u përmendur një 11 metërsh i humbur nga Zarate në minutën e 67 të takimit.

Kjo fitore e ngjit Udinezen në vendin e 4 me 62 pikë, ndërsa Lacio mbetet në kuotën e 60 pikëve, po aq sa Roma.

Në ndeshjet e tjera, Bolonja e Parma ndanë nga një pikë pas barazimit pa gola, Katania mposhti Breshian 1-2, ndërsa Cezena mori tre pikë me mjaft vlerë për qendrimin në Serinë A në fushën e Kaljarit falë fitores 0-2. Po 2-1 Xhenoa mposhti Sampdorian në derbin gjenovez. Pas kësaj humbje dorianët rrezikojnë seriozisht rënien në Serinë B, pasi ndodhen në vendin e 18 me 36 pikë.

Sot luhet ndeshja e fundit e javës së 36, ajo mes Juventusit dhe Kievos. Bardhezinjtë ndodhen në kërkim të fitores për të mbajtur gjallë shpresat për një vend në Ligën e Kampioneve kur kanë mbetur edhe 2 javë nga përfundimi i Serisë A.

Top Channel