Goro: Fitorja në Himarë, e të gjithëve

09/05/2011 17:45

Kryetari i ri i bashkisë së Himarës Jorgo Goro deklaron se qytetarët
votuan për të patur si drejtuesin e lokal të ri një administrator dhe jo
një politikan.

Në një prononcim për Top Channel, Goro deklaroi se fitorja erdhi falë programit të Aleancës për të Ardhmen, por edhe për shkak të gabimeve që bëri paraardhësi Vasil Bollano.

“Pjesëmarrja në këto votime ka qenë më e madhja që pas vitit 2000. Jam i gëzuar për fitoren. Ftoj kolegët e mi që të bashkëpunojmë dhe jam i bindur se fitorja kësaj radhe është e të gjithëve”, tha Goro.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA