Burrel, kandidatja e PS kryebashkiakja e re
09/05/2011 17:50
Kandidatja socialiste në Burrel, Adelina Farici është kryetarja e re e bashkisë së këtij qyteti.
Në këtë garë elektorale ajo ka fituar me 284 vota më shumë ndaj rivalit të Partisë Demokratike, konkretisht 3484 me 3190.
Menjëherë pas konfirmimit të fitores së kandidates së majtë, në sheshin kryesor të qytetit kanë filluar festimet e simpatizantëve socialistë.
Shumë prej tyre janë mbledhur edhe para zyrës së Partisë Socialiste, duke uruar kryetaren e re të bashkisë.
Top Channel